Xhaxhi i të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Rrahimi ishte mysafir në emisionin N’pikë në DTV.
Rrahimi ka treguar se nipi i tij nga rrahja me stupcë bejsbolli nuk e ka pasur pjesën e epërme të kokës.
Ndër tjera, ai ka treguar se Lulzimi ka qëndrur mbi një orë aty i rrahur.
Ai tregon se Policia kanë shkuar në Podujevë prej Prishtinës me ndihmën e shpejtë.
“Mjeku i cili e operoi më tha çka e ki, i thash nip, djal të vëllait. Brenda gjysë ore nuk operohet djali ai shkon në atë botë. Hini djali dul mjeku tha operimit i ka përballu me sukses. Ai met në komë, nuk i dalke pija”, tregon ai.
Ai tregon se të dielën kur vdiq Lulzimi qysh e mori vesh.
“Mjeku më tha ngushëllime burrë, na jemi mundu boll, por ka pas gjakderdhje shumë. 1 milion e gjysmë qeliza tha ia kanë mbytë. Edhe me ardhë në jetë ka me mbet me pasoja”, tregon ai.
Ai kërkon drejtësi për nipin e tij, dhe thotë se nuk ka pasur borxh ndaj askujt.
Ai falendëron popullin që kanë shkuar në varrimin e Lulzimit.