Numri i personave të prekur nga diabeti është rritur ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë.
Statistikat tregojnë se nga diabeti vuajnë edhe shumë fëmijë. Mjeku popullor Irfan Gjeci, i ftuar në emisionin “7 pas 5” në Vizion Plus, tha se stresi, kequshyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjen e diabetit.
“Stresi kequshyerja, mungesa e aktivitetit fizik shkaktojnë diabet, sasia e lartë e sheqerit është dominante. Kemi dhe fëmijë të veglël të prekur…Ne e kemi krijuar diabetin me kequshqyerjen”, tha mjeku popullor.
Më tej mjeku sugjeroi disa metoda alternative për kurimin e diabetit:
- 40 gjethe ulliri i ziejmë, në mënyrë që të përfitojmë 800 ml çaj, të cilin mund ta përdorim si çaj gjatë ditës, pa sheqer dhe pa ëmbëlsues.
- Çaji nga gjethet e ullirit pastropn mëlçinë dhe heq yndyrnat e këqija. Nëse kjo bëhet stil jetese, diabeti mund të largohet.
- Të konsumojmë sa më shumë gatimet e shtëpisë, pa yndyrna.
- Embëlsira jo.
- Të hamë perime.
- Çaj me shafran, xhnxher, karafil, kanellë, fara të zeza dhe fara çia, 2 herë në ditë në formë çaji, ose të hidhen ne kos së ne sup në gatim.
- Uthull molle 3 herë në ditë një luge gjelle, në mëngjes duhet para bukës./vizionplus.tv/