Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Modelja shqiptare për*las për vd*kje dy të rinj, ishte me shpejtësi 170 km/orë. Viktimat motër e vëlla

Një tragjedi ka ndodhur në Koraci, ku një 29-vjeçare shqiptare ka shkaktuar një aksident me dy viktima në zonën e Ratacit.

Modelja Klevisa Ymeri ka bërë një parakalim të gabuar në zonën e Ratacit dhe u përplas kokë më kokë me një automjet, në të cilin ndodheshin dy të rinj, vëlla dhe motër 21-vjeçari Stjepan dhe 19-vjeçarja Katarina Derek.

Shqiptarja ka qenë duke lëvizur me një fuoristradë BMW me targa sllovake e me shpejtësi gati 170 km/h kur është përplasur me makinën e të rinjve, që kanë humbur jetën në vendngjarje.

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë për shqiptaren Ymeri. Ajo akuzohet për parakalim të pakujdesshëm dhe shkaktimin e një aksidenti ku humbën jetën dy të rinj.