Një personazh misterioz, pitet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip” këtë të martë.
Personi në fjalë është djalë, por nuk ka dashur të prezantojë ende veten për publikun, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë sot në BBV Fun Club.
Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.
“Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.
Teksa fliste, ai tregoi se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.
Më tej ai është ndalur edhe tek çiftet e krijuara në shtëpi, Heidi-Romeo dhe Ilnisa-Meriton, për të cilët tha se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.
“S’më pëlqejnë çiftet. Dashuria nuk është e provojmë me të parë, të dytën, të tretën…Nuk është me prova. Nuk ka dashuri aty”, tha ai.