Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Moderatorja shqiptare: Nuk do jetoja me vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi

Moderatorja e njohur Aulona Musta ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Një pyetje që i është bërë Aulonës ka qënë nëse do jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”, u përgjigj Aulona.