Mohammed al-Bashirqë ndihmoi në rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assad është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Sirisë, raportojnë mediat lokale.
Në një fjalim televiziv, Mohammed al-Bashir njofton se do të qëndrojë në post deri më 1 mars, për të udhëhequr qeverinë në tranzicion.
Al-Bashir, i cili ka drejtuar provincën Idlib, është vendosur të drejtojë një kabinet të vogël për të siguruar që shërbimet publike të rifillojnë.
Kjo vjen pasi disa agjenci qeveritare në vend u kanë kërkuar nëpunësve civilë dhe punonjësve të shëndetësisë të rifillojnë detyrat./BBC