Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Molliqaj akuzon Qeverinë: Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën

 
   

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se pushteti aktual i ka sjell shumë dëme Kosovës e më shumë përfitime partisë që përfaqëson.

Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar video incizimin e momentit kur aktivistja e PSD, fishkëllen dhe gjuan me letra në drejtim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Ai tha se aktivistja e PSD në shenjë proteste gjuajti në drejtim të Kurtit një fletushkë në të cilat ishin të listuara dëmet që kryeministri ia solli vendit.

“Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet Zajednica; po dënohet UÇK-ja; po keqarsimohet rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit!

Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare!

Prandaj sot aktivistja e PSD-së Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën Kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje ai tha se: “Në mënyrë të padrejtë, të papranueshme dhe tërësisht jodemokratike, Policia e Kosovës arrestoi Sonilën. Babadimri siç duket nuk e duron fjalën e lirë; nuk e duron protestën; nuk i duron fletushkat që shpalosin të vërtetën për të”.