Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Molliqaj pas komenteve të Rron Gjinovcit: Paska zgjedhur fyerjen si zhvlerësim të personit

Leonida Molliqaj, nga organizata “Qika”, i ka reaguar analistit Rron Gjinovci, i cili u tall me pamjen e juristes së medias, Flutura Kusari, derisa e kishte quajtur “të çmendur” edhe gazetaren Dafina Demaku.

Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se komentet fyese ndaj grave që guxojnë ta ngrisin zërin, janë seksiste dhe nuk duhet të lejohen.

Ambienti publik kosovar mbetet ende thellësisht patriarkal. Pjesëmarrja e grave në këtë ambient është në vetvete guxim. Rroni ta zëmë, i vetëdeklaruar si aktivist i majtë, s’paska denjuar ta komentojë aktivizmin e Fluturës për lirinë e shprehjes, e paska zgjedhur fyerjen si zhvlerësim të personit.” – ka shkruar ajo.

Tutje, Molliqaj u shpreh si vijon: “Format e shtypjes janë në aleancë mes vete. Patriarkalizmi merr e jep me pushtetet tjera disiplinuese. Mbështetet në to, por edhe i mbështet”.