Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Molliqaj thotë se aventurave në veri po iu vjen fundi, tash i kthehemi dialogut me flamuj serb

 
   

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi u verifikuan nënshkrimet në veri për shkarkimet e kryetarëve dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja lokale në komunat veriore, duke theksuar se “aventurave në veri po iu vjen fundi”.

Molliqaj ka shtuar se se për këtë “ka lajmëruar PSD-ja”, duke shtuar se “tash i kthehemi dialogut me flamuj serb në veri”.

“Tash ngadalë do t’i kthehemi realitetit në tryezen e dialogut, me flamuj serb në veri dhe militantë të ngopur nga era e përkohshme e shtetit aventurier. Dallimi i vetëm është pozicioni i dobësuar dialogues karshi Serbisë, nga sanksionet dhe irritimet e aleatëve”, thotë në reagim Molliqaj.

Sipas tij, aventurat e kryeministrit i paguan Kosova në dialog me realizimin e Asociacionit.