Dje (e enjte 21 shtator) janë mbushur 25 vite nga vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi.
Me këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti një akademi përkujtimore, ku bashkëveprimtarë e qytetarë të shumtë kujtuan dhe nderuan kolonelin për veprën e tij.
Sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në profilin e tij në Facebook ndau një pjesë nga akademia përkujtimore, përkatësisht momentin kur Kolonel Ahmet Krasniqi nderohet me Dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”.
“Duke vazhduar traditën e nisur nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në cilësinë e kryetarit të katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasardhës i funksionit politik të kryetarit Rugova, kam vendosur që për kontributin e tij në luftën për çlirim, liri e pavarësi, të ndaj dekoratën më të lart që jep LDK, dekoratën ‘Dr. Ibrahim Rugova’, për Kolonel Ahmet Krasniqin, Ministër i Mbrotjes i Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash Abdixhiku.
‘Dr. Ibrahim Rugoba’ për Kolonel Ahmet Krasniqit iu nda djalit të tij, Floren Krasniqi.