Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Moment prekës në BBVK, Edona shpërthen në lot: Edhe unë kam dëshirë të kem fëmijë

Ishte një moment emocionues ai ku Edona, banorja e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’, rrëfeu një prej ëndrrave të saj më të mëdha gjatë një bisede me Metin, Azemin dhe Shqipen në oborr.

Ajo shpërtheu në lot, tek rrëfeu se sa shumë dëshironte të kishte fëmijë. Azemi, duke i qëndruar pranë, shprehu mbështetjen e tij, duke i kujtuar Edonës se ajo nuk është vetëm dhe se ka shumë mundësi për të realizuar ëndrrën e saj të të qenit nënë.

Meti, nga ana tjetër, i tha Edonës se ekzistojnë edhe çifte të tjera që përballen me sfidën e të qenit prindër, dhe se adoptimi është një mundësi e mrekullueshme për të ndarë dashurinë dhe për të rritur një fëmijë.