Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Momente intime mes Ilnisës dhe Meritonit në shtrat, Sara: Bebi yt, një xheloze që ka nevojë të…

Ilnisa dhe Meritoni janë dy nga banorët e BBV3 që shihen shumë afër njëri-tjetrit, ku nuk kanë ngurruar të ndajnë edhe shtratin e gjumit së bashku.

Ata shkëmbejnë puthje dhe përqafime shpesh herë me njëri-tjetrin, por nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët shpesh herë dhe i ngacmojnë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Sara ia ka vënë në dukje afrimitetin, ku gjatë një bisede me Meritonin dhe Ilnisën të cilët ndodheshin të dy në shtrat, ajo e këshillon Meritonin, t’i qëndrojë afër Ilnisës, që të mos bëhet xheloze dhe se ajo ka gjithmonë nevojë për përqafimin e tij. Ilnisa i është përgjigjur se ky është edhe qëllimi i saj.

Sara: Bebi jot është një xheloze e vogël që ka nevojë për përkëdhelje shumë. Shkrihet fare, mbaron fare, vdes, vetëm ta duash, ta përkëdhelësh.

Ilnisa: Po për atë punë kam lindur.

Sara: Sa lozonjare është!