Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar nga policia në aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave ai kishte shkuar të priste motrën e tij, Argitën.
Siç shihet nga fotoja, disa policë e kanë rrethuar dhe shoqëruar në makinën e policisë.
Maltezi akuzohet për korrupsion pasiv, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK.
GJKKO ka caktuar mbrëmjen e djeshme edhe detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Lidhur me akuzat e bëra nga SPAK, Berisha mbrëmë vendosi që të mbante një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh:
“Unë pranoj plotësisht sfidën, as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëria s’më ndalon dot, unë jam deputet dhe do takohem me ndjekësit”. Ai gjithashtu tha se kjo ishte vepër e Edi Ramës dhe e prokurorëve të tij.