Gjykatësi Sahit Krasniqi ka prodhuar një moment komik në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut të enjten, me pamjet që kanë bërë bujë në rrjetet sociale.
Dy të akuzuarit për vrasjen e Marigona Osmanit kanë dhënë mbrojtjen në seancën e mbajtur dje në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Pas përfundimit të fjalës së Arbër Sejdiut, gjyqtari Krasniqi i është drejtuar atij me fjalët: “Je i lirë, mundesh me shku”.
I ngatërruar me fjalët e tij, gjyqtari ka reaguar shpejt për të sqaruar deklaratën e tij.
“Mundesh me u ulë aty, se i lirë s’je. Mundesh me u ul te vendi”, ka thënë gjyqtari me nënqeshje.