Këngëtari i njohur, Hysni Kelmendi foli për karrierën e tij por nuk munguan edhe rrëfimet nga jeta personale.
Ai tregoi se ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.
Ai me shumë emocione foli edhe për humbjen e familjarëve të tij, gjatë luftës në Kosovë.
“Momenti më i vështirë kanë qenë kur më janë vrarë shokët, axha me dy fëmijët e tij, sepse më t’u vra një shok e fiton një bindje që ti duhesh me luftu më shumë që me nxjerr hakun dhe me çlirua vendin, por kur i sheh fëmijët e vrarë është një ngjarje që nuk e percepton mendja e njeriut”, tha i emocionuar ai.