Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e AKR-së, i ftuar në Frontal në T7, u pyet edhe për Naim Murselin, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.
Matoshi tha se Murseli ishte person që imponohej.
“Edhe në kohën sa e kom njoftë kam pas një mosdurim ndaj tij, këtë e dinë edhe kolegët që kanë qenë në parti për shkak të disa veprimeve të tij për mendimin tim jo të drejta. Ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të AKR-së. Por ai ka dalë dhe ka folë në emër të AKR-së dhe kjo nuk më ka pëlqy”, tha Matoshi.
“E kam njohur si person që imponohet, ajo që ky person e ka bo është e tmerrshme”, tha ai.