Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos dil, mos dil”, momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete

Mbrëmja e djeshme ishte tragjike për qytetin e Pejës, ku si pasojë e vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut humbën jetën fëmija 5-vjeçar dhe nëna e tij, e cila si fillim rezultonte e zhdukur deri në njoftimin për vdekjen e saj nga Policia e Kosovës.

Përveç kësaj tragjedie, dëmet materiale janë tejet të larta. Shumë shtëpi janë dëmtuar, e shumë vetura janë vërshuar krejtësisht.

Media lokale “Peja në Fokus” ka publikuar pamje nga atje ku shihet një veturë në lagjen “Asllan Qeshme”, e cila nuk mund të lëvizte nga aty ku kishte mbetur, teksa një qytetar dëgjohej t’i bëjë thirrje shoferit të mos dilte prej saj.

Në pamjet e tjera shihet në veturë në rrugën “Mbreti Bardhyl” teksa rrëmbehet krejtësisht nga vërshimet.