Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka bërë thirrje që të mos votohet Albin Kurti për kryeministër të Kosovës.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gjuriq kritikoi kryeministrin Kurtin, duke e quajtur atë një pasqyrë të regjimit që ai ka dëshiruar të luftojë para më shumë se një çerek shekulli.
“Për komunitetin shqiptar në Kosovë dua të jemi qartë, Serbia nuk ka konflikt me ju, çështja jonë ka të bëj me politikat dhe veprimet e regjimet të Albin Kurtit dhe jo shqiptarët. I kuptojmë aspirata e juaja për paqe dhe prosperitet aq sa duam t’i bëjmë të njëjtat për komunitetin serb. Iu kërkojmë që të refuzoni politikat e përçarjes dhe konfliktit dhe ta na bashkoni në kërkim të respektit të ndërsjellë mbarë sigurisë dhe bashkëpunimit. Albin Kurti është bërë një pasqyrë e regjimit te cilin ka dashur ta luftojë para më shumë se një çerek shekulli”, ka deklaruar ai.
Kjo deklaratë e Gjuriqit ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë.
Lidhur me këto reagime, ka komentuar edhe avokati i njohur Tomë Gashi, përcjell Bota sot.
Ai ka kritikuar një analist shqiptar, që sipas tij, po kërkon poashtu të mos votohet Kurti, pasi “po e sulmon Serbia”.
Në postimin e tij në Facebook, avokati u ka kërkuar qytetarëve që të shkojnë në veri para se të dalin në votime me 9 shkurt.
“Paramendojeni një shqipfolës -anal – super anti-Kosovë e kinse është vetëm kundër Albin Kurtit, po u thotë qytetarëve të Kosovës mos e votoni Kurtin se atë po e sulmon Serbia.
Pa -pa – pa shqipja, çfarë analisti i meçëm na doli.
O papak, Serbia çdo ditë po e kërkon Asociacionin e Hashimit e të Isës, që është fillimi i shkatërrimit të shtetit të Kosovës.
Ju qytetarë të Republikës, para se me dal në votime, shkoni një herë në veri, se me Albinin më veriu i Kosovës nuk duket si Serbi e pastaj votojeni kënd t’jua do zemra për Kosovë e për Shqipëri!”, ka shkruar Tomë Gashi./Botasot