Keisi Medini është pjesë e reality show “Kepi i VIP-ave”, ku në episodin e mbrëmshëm ajo ra pre e një rrengu të përgatitur nga pjesëmarrësit e tjerë të grupit.
Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë inskenuar sikur këngëtari Sabian Medini babai i modeles ishte arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Milano.
Keisi menjëherë sa merr vesh lajmin e tronditur fillon të marrë familjarët e saj për të konfirmuar vërtetësinë e lajmit.
Gjatë bisedës dëgjohet Keisi që thotë: “Ndoshta kanë arrestuar xhaxhin përsëri”, duke lënë të kuptohet se xhaxhai i saj ka qenë një herë pas hekurave.
Sabiani i cili duket të ketë qenë në dijeni për kamerën e fshehtë, i ka “mbajtur lojën” duke mos i hapur telefonin, me pretekstin se po merrej me avokatët.
Keisi ka filluar të qaj kur ka kuptuar se e gjitha ishte një shaka nga miqtë e saj.