Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mos humbni më kohën kot, tashmë mund të paguheni deri në 0.36 euro duke parë video në TikTok

Nëse shpenzoni një kohë të gjatë duke parë video në TikTok, dhe në fund të ditës e vetmja gjë që keni përfituar është lodhja e syve, tashmë ka një mundësi tjetër.

TikTok ka njoftuar se do të paguajë edhe ata që thjesht shikojnë video në aplikacionin kinez. Por mos u emociononi para kohe, maksimumi që mund të fitoni është 30 cent në ditë!

“Ju do të jeni në gjendje të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme emocionuese që do t’ju lejojnë të grumbulloni pikë, të cilat më pas mund të shkëmbehen për shpërblime”, shpjegoi kompania.

Bëhet fjalë për aplikacionin me emrin TikTok Lite.

Lite është një kopje e TikTok, një version i thjeshtuar që konsumon më pak të dhëna. Aplikacioni është i disponueshëm tashmë në Japoni dhe Korenë e Jugut që prej vitit 2023, dhe tani është lançuar në Francë dhe Spanjë.

Mekanizmi i grumbullimit të pikëve është mjaft i thjeshtë. Përdoruesi duhet të qëndrojë në aplikacion, si dhe të ndërveprojë me profile të tjera, pra të bëjë “folloës”, “likes” e të tjera.

Por ka edhe bonuse për ata që ndjekin faqe të caktuara. Maksimumi që mund të fitoni është 3600 monedha në ditë, afërsisht 0.36 cent. Ato mund të konvertohen në karta dhuratash përmes PayPal, kuponëve të Amazon ose monedhës për t’i shpenzuar në TikTok.

Përtej përfitimit të vogël, metoda ngre shumë pyetje. Para së gjithash, siç shprehen ekspertët, asnjë gjë nuk është falas. Dhe shpesh pas këtyre mekanizmave të shpërblimit ka një marifet për të mbledhur të dhënat e përdoruesit.

Jo vetëm kaq, qëndrueshmëria e detyruar në aplikacion rrezikon të ushqejë efektin e “vrimës së lepurit”, atë mekanizëm të varësisë të shkaktuar ose inkurajuar nga algoritmet që rregullojnë mediat sociale.

Një mekanizëm që shkel detyrimet sipas rregullores evropiane “në lidhje me vlerësimin dhe zbutjen e rreziqeve sistematike, për sa i përket efekteve negative reale ose të parashikueshme që rrjedhin nga dizajni i sistemit të TikTok, duke përfshirë sistemet algoritmike, të cilat mund të stimulojnë varësi të sjelljes ose të krijojnë kështu të ashtuquajturin ‘efekti i vrimës së lepurit’”.

Dhe në fakt Komisioni i BE-së ka nisur tashmë një hetim paraprak për rastin. Prandaj, lansimi i TikTok Lite në dy vende të BE-së ka ngritur alarmin mes ekspertëve të teknologjisë.