Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos i fut duart siç i fusni në buxhet sepse është ves”/ Salianji përplaset ashpër me Gogun! Ekspertët kërkojnë kohë, kryetari i Komisionit: Ju mund të mos bini dakord për 100 vjet!

Ekspertet në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS kanë kërkuar kohë për planin hetimor, por kjo është kundërshtuar nga kryetari Ervin Salianji, i cili i ka kërkuar që të marrin një vendim, pasi nuk mund të mbahet peng i gjithë komisioni dhe publiku.

Po ashtu, Salianji ka debatuar edhe me Toni Gogun, i cili ka kerkuar te marre fjalen, por nuk i eshte dhene.

Salianji: Vini ju pas një jave dhe thoni kërkoni kohë ne nuk jemi këtu për tu tallur, dhe këtu do lexohen planet sic i keni dhe do marrim vendim. Mirë keq ne nuk e fusim në kalendat grek vetëm për arsye se merreni porosi për tu shtyrë.

Salianji: Mos e merr fjalën pa e kërkuar se e ka kërkuar tjetri. Lerë atë, hiqe dorën, mos i fusni duart sic i fusni në buxhet se është ves. Ka radhë. Do lexoni planin që keni propozuar ju, do lexojmë planin nga ekspertet e tjerë, ose merrni mos dakordësitë, ju japim 15 minuta kohë dhe të marrim vendim ne, se ju mund të mos bini dakord për 100 vjet ne nuk do ta mbajmë peng komisionin dhe publikun për këtë arsye. E di unë ku e ka merakun PS, por ne nuk jemi këtu për tu tallur.