
Në Komisionin për Legjislacion, janë përplasur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.
Kjo e fundit tha se shumica e ligjeve të pushtetit, janë refuzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Për këtë ka reaguar Haxhiu, e cila ka thënë “mos manipulo”.
Paraprakisht deputetja opozitare tha se Haxhiu po qaset në mënyrë të habitshme me opozitën.
“Është e habitshme se si i qaseni opozitës. Po flisni për një reformë të njëanshme. Sot po zbërthehet në një qasje të njëanshme. Është e papranueshme që t’i qaseni një anshëm Komisionit të Venecias”, tha ajo.