Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos u afro se të vjen era e gojës”/ Plas sherri në BBV, Erjola shpërthen keq ndaj Eglës

Erjola Doçi dhe Egla Ceno janë përfshirë sot në një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Kjo për shkak se aktorja është ‘tallur’ me zërin e moderatores teksa ajo po kërcente dhe këndonte në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Doç iu ka afruar Cenos duke i kërkuar asaj që mos t’ia emitojë zërin, megjithëse Egla është përpjekur që ta nxjerrë nga vetja banoren.

“Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës”– i tha Egla, ndërsa Erjola me tone të larta iu drejtua duke i thënë që izolimi e ka çmendur banoren.

“Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd. Femër e pështirë”, i tha Erjola aktores.

Mes debatit ka ndërhyrë Romeo Veshja i cili i tha Erjolës që të qetësohet sepse Egla po e provokon atë, megjithëse modertorja u shpreh që aktorja nuk do të mundet që ta nxjerrë nga vetja atë.

Debati:

Erjola: A ka mundësi mos të ma shëmtosh ditën dhe të mos ma emitosh zërin

Egla: Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës

Erjola: Të më vish anash

Egla: Do të dalin hemorroidet

Erjola: Ti ke lajthitur, të bën shumë keq izolimi

Erjola: Femër e denigruar

Egla: Nuk të degjeneroj Erjola

Erjola: Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd

Egla: Mos u sforco

Erjola: S’pimë dot një kafe moj femër bullizuese e pështirë

Egla: Kujdes hemorroidet shpirti

Erjola: O bullizuese e pështirë

Egla: Po të dalin hemorroidet, mos u sforco

Romeo: Qetësohu ti moj

Erjola: Çfarë të qetësohem? 100 herë duke na injoruar. Na lodhin more Romeo, nuk pimë dot një kafe rahat. Nuk dal nga vetja Egla Ceno këtu më ke, ha bananen dhe mbyll gojën. Merri valixhet dhe ik që këtu, si grua ke rënë shumë poshtë në këtë shtëpi.