Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos urinoni në derën e klubit ku do të shkoni”, Dugolli: Deklaratë atipike për një diplomat

 
   

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli komentoi deklaratën e  ambasadorit Hovenier.

Hovenieri të mërkuren e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.

“Gjyshi im e përdorte një thënie dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”, tha ambasadori amerikan.

Dugolli tha se Kosova ishte ndër shtetet e para që iu ka bashkuar SHBA- për invazionin rus në Ukrainë e për venien e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne i çmojmë shumë ato klube të cilat i përmen dhe ne i vlerësojmë shumë ato dhe kemi synim të hyjmë , për dallim prej Serbisë e cila nuk e ka synim hiq me hy aty”, tha Dugolli.

“Ambasadori amerikan nganjëherë i ka deklaratat e ashpra që janë atipike për diplomat..por megjithatë ai e ka thënë këtë nuk e di në çfarë kontesti ne me asgjë nuk po i zhgënjejmë edhe s’po ua kthejmë shpinën aleatëve, ne po dëshirojmë të ecim bashkë dhe të na ndihmojnë”, shtoi Dugolli.