Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mosekzekutimi i pagave në sektorin publik, Tahiri-Qeverisë: Mos luani me njerëzit, mos luani me shtet

 
   

Pagat e sektorit publik nuk janë ekzekutuar sot në xhirollogaritë e tyre siç ndodh në çdo fund muaj tjetër.

Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Ai ka shkruar se si guxon kjo Qeveri të shkel dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj.

Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, ka shkruar Tahiri në Facebook.