Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mostakimi i Osmanit me Vuçiqin, Ukaj: Mesazh i qartë për gjithë BE

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nëse nuk i vendosen sanksione Serbisë. E kjo deklaratë sipas analistit politik, Fidan Ukaj, është një mesazh i qartë për gjithë Bashkimin Evropian.

Siç thotë ai, ky mesazh është veçanërisht për shefin e BE-së, Josep Borrell, i cili ka paralajmëruar se do provojë t’i kthejë palët në proces dialogues.

“Pamë edhe deklarimin për media, mesazhin e fuqishëm që u dha se pa sanksionimin e Serbisë, Kosova nuk pretendon dhe nuk mendon që të kthehet në process dialogues. Është mesazh i qartë për gjithë Bashkimin Evropian, e po ashtu për të gjithë ata akterë, në të këtë rast Borrellin, i cili paralajmëroi se do të provojë t’i kthejë në proces dialogues, pa marrë masa ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiq, gjasat që Kosova të kthehet në proces dialogues janë minimale”, tha ai.

Në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian që po mbahet në Spanjë, presidentja Osmani është shprehur se nuk mund të ketë takim me presidentin serb, pa vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, për sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

Osmani ka bërë të ditur se shpreson se gjatë këtij samiti do të ketë mundësinë të diskutojë në takime të veçanta për sulmin e 24 shtatorit, teksa ka njoftuar se nuk ka të konfirmuar takime të veçanta me liderë.