Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, Ramabaja ka një pyetje për PDK-në

 
   

Analisti Sadri Ramabaja, ka kritikuar PDK-në, e cila të enjten nuk e ka votuar marrëveshjen ndërkombëtare për riparimin e hekurudhës Fushë Kosovë – Mitrovicë.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka rendësi jetike për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se mos ky veprim është pjesë e sinkronizuar me masat që ka ndërmarrë BE-ja ndaj Kosovës.

“Marrëveshja ndërkombëtare për riparimin e hekurudhës Fushë Kosovë – Mitrovicë, në vlerë 38 milionë €, nuk u votua dje në Kuvend për shkak të kundërshtimit të PDK-së! Të rikujtoj se riparimi i kësj linje hekurudhore është jetike për Kosovën. A është ky akt pjesë e sinkronizuar me masat që ka ndërmarrë BE-ja e nxitur nga dyshja Borrel-Lajçak kundër Kosovës?”, ka shkruar Ramabaja.