Dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndryshme në vend.
Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Fier. Dyshohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit tip “Peugeot” dhe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Edhe në autostradën Morinë-Milot, drejtuesi i një mjeti tip “Volkswagen”, humbi kontrollin, duke u përplasur me bordurat e rrugës. Për pasojë, ai humbi jetën në vendngjarje, ndërsa i plagosuri mbeti një pasagjer.
Moti i keq mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit në të dyja rastet, megjithatë pritet hetim i aksidenteve./TCh