Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë paradites, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet; Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor; kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në Gjakovë.

Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë e lehtë paradite , por mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e RMV, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të RMV; më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat në kufi me Shqipërinë duke sjellë momente me pika shiu.

E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që vlera minimale të regjistrohet 5° C në qytetin e Tetovës, por mesdita sjell rënie të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 21°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit.

Ndërkohë, era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Europa

Kalimi i një sistemi frontal nga poli i veriut drejt brigjeve Veri-Verilindje të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Veriore dhe atë Lindore; duke sjellë reshje shiu dhe stuhi të forta ere.

Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi ere do të përfshijnë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën Qendrore, ndërsa gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe gadishulli Iberik; do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

/abcnews.al/