Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, pasditja sjell vranësira në vend

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara priten në ekstremin Juglindor duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së hënë, republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar duke rrezikuar shira lokalë. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 24°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV ku do të krijohet mundësia për reshje të pakta shiu. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Europa

Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht me diell do të paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez ndërsa përjashtim bëjnë Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre, ku priten reshje të dendura shiu, shoqëruar herë pas here më stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin Skandinav si edhe Europën Lindore./abcnews.al