Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një anticikloni në veri të Afrikës me ndikim deri në brigjet e në Ballkanit do të sjellë në territorin shqiptar kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite kur pritet shfaqje e vranësirave të lehta e kalimtare si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë territorin; megjithatë nuk do të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë ditës së shtunë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët, deri në 28°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Do të mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet stabël deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit.
Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojë në të gjithë republikën e RMV; ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të RMV; edhe pse vranësirat do të jenë të dukshme në veri dhe verilindje të MV nuk priten reshje. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet lehtë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior.
Europa
Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane do të kushtëzojnë, motin në këto rajone ku Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu; me reshje shiu do të paraqitet Europa Qendrore ku herë pas here do të jenë rrebeshe ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.