Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Motër e vëlla u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm – Kolgeci: Janë në gjendje të mirë

Dy persona, motër e vëlla, të lënduar në aksidentit e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakërishtë”, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjti janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Sipas tij, gjendja e tyre në këto momente është e mirë dhe se lëndimet nuk janë të rënda.

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë, është Albin dhe Yllka Rexha. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci.

Përderisa Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./eo

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.