Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shi, diell dhe erë me shpejtësi deri në 80km/h, kështu pritet të jetë parashikimi i moti për fundjavën dhe ditët e mbetura të marsit.

Sinoptikania Lajda Porja tha se gjatë fundjavës problematike është parametri i erës, ku shpejtësia pritet të arrijë deri në 80km/h, e cila do të vazhdojë deri në mëngjesin e ditës së martë.

Për sa i përket reshjeve, pritet të jenë prezentë këtë pasdite pothuajse në të gjithë vedin, duke i lënë hapësire diellit dhe temperaturave deri në 23 gradë Celsius të dielën.

Për sa i përket motit në Ditën e Verës, 14 mars, pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu.

“Këtë fundjavë problematike është parametri i erës, ku kulmoi do jetë mbrëmjen së dielës dhe të hënës. Shpejtësia do jetë 75-80 km/h. Kjo do të sjellë probleme deri në ditën e martë. Do të pas do ketë ulje të intensitetet

Për sa i përket reshjeve, pritet të jenë prezente në mesditë. E diela pritet me kthjellime dhe vranësira. E hëna do jetë problematike, do ketë rrebeshe shiu de prezencë të erës, mini stuhi ere. Do kemi dhe breshër. Do kemi një përmirësim të martën dhe të mërkurën. Do kemi qetësi të premten dhe në fundjavë. Dita e enjte do ketë vranësira dhe reshje shiu, pra s’do jetë një ditë tipike vere.

Sot temperatura maksimale pritet të jetë në vlerën 18 gradë, nesër pritet të regjistrohet vlera në 23 gradë Celsius, ndërsa të hënën do ketë një ulje temperaturash në mëngjeset pritet të jetë deri ë 2 gradë Celsius. Theksoj se nuk do kemi ndryshim drastik të temperaturave. Marsi në përgjithësi pritet të jetë i lagësht, nuk presim të kemi 7-10 ditë me diell, por mund të jetë një alternim 2 ditë diell, dhe 1 ditë reshje. Krejt anormal ka qenë shkurti, i thatë dhe me temperatura të larta.“, tha ajo.