Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moti i keq ‘paralizon’ Gjermaninë, shkollat mbeten të mbyllura, probleme me transportin

Moti i keq Gjermani vijon të krijojë probleme, teksa Shërbimi Federal i Motit (DWD) jep alarmin për reshje bore të vazhdueshme dhe ndonjëherë të dendura dhe breshër në Gjermaninë qendrore nga rajoni i Këlnit deri në Turingi.

“Presim sasi të mëdha bore, si stuhi, deri në 30 centimetra brenda 24 orëve”, njoftoi Shërbimi të enjten (18/1) dhe foli për rrezikun e “problemeve të theksuara në trafik”. Megjithatë kushtet pritet të zbuten nga mbrëmja.

Gjatë natës, qindra makina u bllokuan në autostrada në Hesse dhe Rheinland-Pfalz për shkak të borës së madhe dhe ngricave.

Ekuipazhet e urgjencës u siguruan shoferëve batanije dhe pije të nxehta, tha policia. Me qindra aksidente të vogla të shkaktuara dje për shkak të ngricave në shumë zona, pasi në rrugë dhe trotuare ishte krijuar akull, ndërsa një burrë humbi jetën në Mecklenburg-Pomerania, kur u përplas nga një makinë që më parë kishte dalë nga ajo korsi për shkak të gjendjes së sipërfaqes së rrugës.