Moti i keq ka përfshirë vendin tonë.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa zona. Raportohet se në aksin rrugor Skuraj-Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet.
Mirëmbajtësit e rregës janë duke punuar për pastrimin e saj, për kthimin në normaliteti.
Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave.
Gjithashtu dhe në Tiranë raportohet për problematika në qarkullimin e mjeteve.
Lumi Lana në zonën e Pallatit me Shigjeta është fryrë.
Kujtojmë që në këtë zonë u krijuan problematika të premten e kaluar kur vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’. Lana doli nga shtrati dhe banesat pranë Pallatit me Shigjeta u përmbytën. Gjatë gjithë ditës së sotme meteorologët kanë parashikuar që të ketë stuhi shiu dhe breshër. Në darkë pritet që të ulet intensiteti i reshjeve.