Meterologu Hakil Osmani bën me dije se javën që vjen moti do të dominohet nga temperatura të larta gjatë orëve të mesditës.
Ai bën me dije se që nga dita e sotme do ketë kthjellime deri të mërkurën, gjatë paraditeve, ndërsa pjesa e dytë e javës do ketë më shumë vranësira duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim.
Temperaturat e mëngjeseve mbeten të freskëta ndërsa në mesditë do ketë anomali të temperaturave ku do kemi temperatura deri në 19 gradë në pjesën e parë të javës ndërsa në pjesën e dytë të javës temperaturat do të shkojnë deri në 22 gradë celsius, sidomos në zonat bregdetare dhe në kryeqytet.