Stuhi jashtëzakonisht të fuqishme kanë goditur dje dhe mbrëmë shumë pjesë të Evropes, ndërsa sistemet e stuhive po lëvizin në drejtim të lindjes duke përfshirë edhe Ballkanin.
Temperaturat shënuan rritje të ndjeshme në Ballkan këto ditë dhe tani kemi ardhjen e një sistemi frontal i pasur me ajër të ftohtë dhe jo-stabil.
Kontakti mes këtyre masave ajrore do të shkaktojë destabilizim të atmosferës dhe përkeqësim dramatik të motit.
Sot shtrëngata të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm do të fillojnë në Slloveni, pastaj do të zhvendosen shumë shpejtë në Kroaci dhe Hungari.
Pak më vonë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi veçanërisht në Vojvodinë dhe nga Vojvodina e Hungaria do të kalojnë në Rumani ku do të dobësohen gradualisht.
Pra ishte kjo rruga kryesore e stuhive më të fuqishme që priten sot.
Në territoret tona sot shumë nxehtë, ndërsa pasdite priten disa zhvillime që mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe këto zhvillime do të konsiderohen si zhvillime para-frontale, ngase fronti i ftohtë në territoret tona arrin të shtunën duke kushtëzuar destabilizim të fuqishëm të motit, por nuk priten stuhi shumë të forta sikur në Evropë dhe Ballkanin verior, megjithatë këtë front asesi nuk duhet të nënvlerësohet.