Pas disa ditësh me temperatura të larta, këtë pasdite moti në Shqipëri ka marrë “kthesë”.
Në disa qytete kanë nisur reshjet e dendura, duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte rasti në Bulqizë.
Ndërkohë, edhe në Elbasan ka breshër, duke u rrëzuar disa pemë në qytet e duke u dëmtuar disa makina.
Stuhia ka prekur edhe kryeqytetin.