Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moti nis me kthjellime por merr kthesën e papritur orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat

Dita e martë do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët.

Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të ketë kohëzgjatje të orëve me diell.

Këto masa ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që të martën dhe ditët në vijim temperaturat të pësojnë rritje, kryesisht në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare arrin shpejtësi deri 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë.

-Në zonat malore 0 deri 15°C

-Në zonat e ulëta 1 deri 20°C

-Në zonat bregdetare 6 deri 20°C