
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.
Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.