Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Motori ecën vetë …”, shihni çfarë bën ky 40-vjeçar me mjetin e tij në autostradë (Video)

Një 40 vjeçar nga Tirana është ndëshkuar me gjobë prej 20,000 lekësh nga policia, pasi kreu një manovër të rrezikshme me motomjetin e tij në autostradë, duke vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Videon e regjistruar, më pas e postoi në rrjetet sociale.

Autori regjistrohet teksa heq duart nga timoni, dhe hipën mbi motor, duke e lënë atë që të ecë vetë.

“Si rezultat i veprimeve të menjëhershme procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues motomjeti, duke kryer një manovër të rrezikshme për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, në aksin rrugor “Fushë Milot – Thumanë”, u bë identifikimi i shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndëshkimi i tij me masë administrative 20 000 lekë të rinj, për shkelje të pikave 2 dhe 3, të nenit 139 të Kodit Rrugor” – njofton Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Policia falënderon qytetarët për denoncimet dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112″ – thotë komunikata.