
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar MPJD-ja në një përgjigje për klanin.
“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë.