Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill, në ora 06:00 të mëngjesit, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.
Kjo si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.
MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:+30 210 721 1711”, thuhet në njoftim.