Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“M’u gris fustani dhe ngela…”/ Ana Kauri zbulon të papriturën e sikletshme që i ndodhi gjatë…

“Kishim për të filluar transmetimin dhe më ndodhi që fustani m’u gris”

Pas një periudhe pauze nga mediat dhe rrjetet sociale, Ana Kauri ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka bërë një rrëfim për jetën e saj.

Ana ka zbuluar se aktualisht është një vajzë “single”, por nga ana tjetër ka pohuar se është e hapur për lidhje të reja.

Gjithashtu Kauri ka zbuluar se ka vendosur që të heqë buzët që i kishte bërë gjatë kohës që ishte në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”. Ajo tregoi se ka pasur mjaft komente bezdisëse për të në rrjetet sociale pikërisht për buzët, e madje ndjekësit i thonin se duhet t’i hiqte.

Nga ana tjetër, Ana ka zbuluar edhe një moment të sikletshëm që i ka ndodhur me veshjen, ku një fustan i është grisur në momentin që do të niste transmetimin.

Pjesë nga intervista:

Bieta Sulo: Momenti më i sikletshëm kur ke qenë në një intervistë televizive ka qenë…

Ana Kauri: Momenti më i sikletshëm? Prit të mendohem

Bieta Sulo: Që mund të të ketë ndodhur diçka ose ku di unë

Ana Kauri: Po ka qenë një moment, kishim për të filluar transmetimin dhe më ndodhi që fustani m’u gris në ato momente dhe nuk kisha tjetër me vete. Kemi qenë duke regjistruar 2-3 puntata njëkohësisht dhe një veshje më mungoi. Kështu që e improvizova diçka në gardërobën e Top Channel dhe dola ashtu. Ok, mirë dola, nuk dola dhe aq keq.