Sot 11 mars nis muaji i shenjtë i Ramazanit dhe besimtarët nga ana e tyre nisin sot agjërimin për 30 ditë.
Dita e parë e Ramazanit është më 11 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49.
Çdo besimtar myslimanë në këtë muaj të shenjtë Ramazani do të agjërojë nga agimi deri në muzg, si sakrificë ndaj Zotit.
Kalendari i muajit te Ramazanit
Ramazani është muaji i shenjtë për myslimanët, gjatë të cilit agjërohet nga agimi deri në muzg. Ai përfaqëson muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik dhe kohëzgjatja e tij varion nga 29 në 30 ditë, në varësi të pamjes së gjysmëhënës./vizionplus.tv/