Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Hamiti ka bërë me dije se për shkak të deklaratave të tij ndaj Republikës së Kosovës, Aliu për asnjë ditë më nuk duhet të jetë ministër në Qeverinë Kurti.
“Ky njeri s’duhet të jetë ministër i Kosovës! Një orë e më parë do të duhej shkarkohej prej një kryeministri të përgjegjshëm, po ta kishte një të tillë vendi ynë.
Nuk e ka, për fat të keq!”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.