Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Muja: I besuari i Radojçiqit pritet të emërohet kryetar i Komunës paralele të Mitrovicës së veriut

Në fillim të muajit shtator Dukagjini pati raportuar se  kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksandër Spiriq, është rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq dhe, më pas edhe shkarkuar nga pozita e kryetari të Komunës paralel të Mitrovicës së veriut, për interesa të ngushta financiare.

E në lidhje me këtë ka shkruar deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili ka thënë në vend të Spiriq, prite të emërohet Igor Kallamar.

Sipas Mujës, Spiriq në veri njihet si i besuari i kriminelit Radojcic dhe kështu, duke dëshmuar planet dhe synimet e Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Si pasardhës i mundshëm i Alexandar Spiriq, për të cilin para disa javëve u raportua se ishte rrahur brutalisht nga Milan Radojçiq, në krye të Komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, po pritet të emërohet Igor Kallamar.

Igor Kallamar prej vitit 2013 ishte pjesë e Grupit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe. Pas 10 vjetëve, bashkë me krejt grupin menaxhues u shkarkua nga ministri Elbert Krasniqi, pasi në maj në Bruksel kishin propozuar themelimin e një Republika Srpska të re në Kosovë. Në veri, po njihet si i besuar i Radoiçiqit.

Dëshmi e pastër e planeve dhe synimeve të Serbisë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Muja në Facebook.