Lëvizja Vetëvendosje, ka vlerësuar se subvencionimi i prindërve për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit, ka për qëllim ruajtjen e buxhetit e shtetit duke menjanuar keqpërdorimin e mundshëm.
Deputetja Arjeta Fejza ka ftuar prindërit që të aplikojnë për përfitimin e subvencionimit.
“Aryet pse Qeveria ka ndërmarrë një vendim të tillë qëndrojnë në faktin se furnizimi ndër vite me tekskte shkollore është p;ërcjellë me probleme dhe vështirësi, gjetje këto jo vetëm të auditorit, jo vetëm të adresuara publikisht, por tashmë gjetje edhe të komisionit hetimor për furnizimin me teskte shkollore. Keqplanifikim, vonim i furnizimit, abuzim me qmime të larta, stoqe të grumbulluara në bodrumet e shkollave, janë vetëm disa nga problemet që e kanë përcjellë këtë proces. Prandaj, ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur keqplanifikimin dhe keqmenaxhimin”, tha Fejza.
Sipas saj, procesi këtë vit do të jetë edhe më i lehtë.
Ajo iu kundërpërgjigj partive opozitare të cilat e kundërshtuan vendimin që të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore.
“Librat nuk po shërbejnë për të bërë biznes si në të kaluarën, sepse ky nuk është qëllimi i tyre, e për më tepër jemi të lumtur që gjithë nxënësit e Kosovës do të pajisën me tekste të reja dhe me materiale shkollore”, shtoi ajo.
Ndërsa, deputeti Armend Muja, ka thënë se të gjitha shpenzimet për tekstet shkollore janë të qasshme, porse nuk e din pse ekziston një insistim i vazhdueshëm i opozitës për, siç ka thënë ai, gënjimin nga opozita me shifrat e shpenzimeve për tekstet shkollore.
“Kjo fillon të bëhet paksa edhe e frikshme, në rast se të dhënat merren nga thesari dhe thuhet se në vitin 2023 janë shpenzuar 5.7 milionë euro për tekste shkollore, cili është insistimi që vazhdimisht para mediave të gënjehet se po shpenzohen 20 milionë. Dhe ky institim vazhdon nga nëntori i vitit të kaluar megjithëse është e qartë tashmë zyrtarisht nga thesari për vitin 2023 dhe janë të qasshme edhe për ju, janë përdorë 5.7 milionë euro”, tha Muja.
Muja tha se për këtë vit janë paraparë 13 milionë për shkak se është rritur numri i nxënësve që do të subvencionohen.
Ndërsa rreth akuzëve të PDK-së se Vetëvendosje ka tentuar të bëj puç, Muja ka thënë se është e kundërta dhe se po flasin broçkulla.