Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Muja: Kosova në mesin e 3-4 vendeve që kanë rritje ekonomike pozitive

 
   

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka bërë me dije se Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që kanë rritje ekonomike pozitive.

Për këtë Muja ai ka dhënë meritat Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është bërë për shkak të disa veprimeve të Qeverisë Kurti.

“Ekzistojnë disa vende, tri, katër vende që kanë rritje ekonomike pozitive dhe nga to është Kosova. Janë disa veprime kryesisht që i ka bërë qeveria që na ka ndihmu me pas rritje ekonomike. Se përndryshe edhe ne do të kishim rritje të vogël, siç ka edhe rajoni, përjashtim ish Mali i Zi dhe Kosova që kanë pas rritje solide ekonomike. Por, sipas këtij raporti Kosova dhe Mali i Zi prin për nga rritja ekonomike”, ka thënë Muja.

Ai është shprehur i bindur se edhe në vitin e ardhshëm Kosova do të prinë.

“Bile edhe vitin e ardhshëm do të prin sepse ne kemi pas fatin që mërgata diaspora e Kosovës në kuadër të shërbimeve e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe e dyta është fakti që për shkak të formalizimit të ekonomisë dhe veprimeve qeveritare edhe raporti i bankës botërore tregon që Kosova ka pas rritje të shpenzimeve qeveritare e cila ka ardh në sajë të mbledhjes së mirë të tatimeve sipas bankës botërore dhe ajo e MEF-it”, është shprehur Muja.