Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Muja për përgjimin e Kusarit: Radoiçiq ka shku, nuk është ksajde

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i doli në mbrojtje shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza-Kusari Lila, që i dolën edhe sot audio-incizimet me Milan Radoiçiq, për të cilat deputeti Muja u shpreh se “znj.Kusari është sqaruar se këtu ka pas montazhë”.

Sipas tij, materiali i publikuar sot është i njëjtë dhe është ripërpunuar.

“Pak a shumë është i njëjti material i cili po ripërpunohet vazhdimisht kohë pas kohe, për mendimin tim nuk kishte gjë të re aty përpos ajo që e kemi dëgjuar vitin e kaluar. Znj.Kusari i dha sqarimet e saj, ishte data që koincidojë shumë me gjykimet që patën paramilitarët e Radoiçiqit para gjykatave të Kosovës sepse këta janë përgjegjës për vrasjen e policit të Kosovës, plagosjen e disa policëve të Kosovës, sfidat që ja kanë bo integritetit territorial të Kosovës në Banjskë…”, tha deputeti Muja.

“Radoiçiqi ka shku nuk është kësajde…”, u shpreh Muja teksa po komentonte mbi audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radoiçiq.

“Kjo çka publikohet është materiali i njëjtë, znj.Kusari është e bindur që ka montazhë, biseda që është bërë me Slavkon është pre”, tha Muja